Kosova dhe Holanda nënshkruajnë planin bilateral të mbrojtjes për vitin 2025
Në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua plani bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2025 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.
“Plani mes dy vendeve u nënshkrua nga nënkolonel Liridon Poroshtica, përfaqësues nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike dhe atasheu i Mbrojtjes për Kosovë nga Mbretëria Holandeze, nënkolonel Jurgen Fleischmann. Ky plan i ri për vitin 2025 synon zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e lidhjeve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës. Gjithashtu, ky bashkëpunim i fortë dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për të punuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.