Korenica gjen golin në Ligën e Konferencës, fiton Cluj

Korenica gjen golin në Ligën e Konferencës, fiton Cluj

Futbollisti kosovar i Clujt, Meriton Korencica ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës rumune ndaj Paphosit qipriot.

Cluj mundi skuadrën qipriote me rezultat 1-0, të enjten mbrëma me golin e Korenicës, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.

Ish-lojtari i Ballkanit, në minutën e 17-të shënoi golin e fitores për Cluj, derisa kosovari luajti deri në minutën e 87-të.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave.

Share This