Kompany para sfidës me Dinamon: Ne duam fitore në çdo lojë

Kompany para sfidës me Dinamon: Ne duam fitore në çdo lojë

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka kërkuar nga skuadra e tij përqendrim maksimal në duel me Dinamon e Zagrebit.

‘Bavarezët’ aventurën në sezonin e ri në Ligën e Kampionëve e nisin sonte në përballje me Dinamon e Zagrebit.

Tekniku belg thotë se skuadra e tij në çdo ndeshje duhet të hyjë për fitore.

Kompany mendon se skuadra kroate është një ekip i talentuar dhe teknikisht janë të mirë.

“Nuk duhet të ketë asnjë dallim mes Dinamo Zagrebit dhe Barcelonës. Ne duam të arrijmë objektivat tona në çdo lojë dhe për të fituar pikë. I dimë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit”, ka thënë Kompany.

“Është një ekip i talentuar dhe teknikisht i mirë. Janë mësuar të kenë topin në fushën e tyre dhe të kërkojnë hapësira. Megjithatë, ne duam t’u imponojmë lojën tonë. Shpresojmë që kjo të çojë në sukses”, ka pohuar ai.

Ndeshja Bayern Munich-Dinamo Zagreb fillon në orën 21:00.

Share This