Kjo qeveria e territ

Kjo qeveria e territ

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria Kurti është qeveri e territ.

Ai ka thënë se kjo qeveri u përfshi në tregeti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës.

“Ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit ‘Kosova C’, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro; E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij; U përfshinë në tregeti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës; Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”; Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i; E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë; Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Share This