Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në banesën e saj, kishte ardhur për pushime nga Gjermania
Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në familje, në Lipjan.
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në këtë qytet.
Siç mëson Gazeta Sinjali e ndjera është: Hyrije Bajrami, e cila jetonte në Gjermani, por kishte ardhur së bashku me familjen e saj për pushime në Kosovë.
Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe Policia.
“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.