Kjo është gruaja që e vrau kunatin e saj në Prishtinë
Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Kodrën e Trimava sonte. Për motive ende të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.
Siç mëson Sinjali ekskluzivisht gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe
E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.
Ende s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.