Kishte shansin për të shkruar historinë, Gvardiol rrëfen përse nuk e goditi penalltinë!
Manchester City nuk gaboi në transfertë ndaj Fulham duke triumfuar me rezultatin 0-4. Josko Gvardiol ishte protagonisti surprizë për “The Citizens” në këtë ndeshje teksa kroati shënoi dy gola.
Në fakt, mbrojtësi i krahut të majtë e pati mundësinë për të vendosur një rekord si mbrojtësi i parë në Angli që shënon “tripletë” duke qenë skuadra e tij fitoi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes.
Por, Gvardiol nuk e mori përsipër duke ia lënë Julian Alvarez që nuk gaboi. Pas ndeshjes, Gvardiol zbuloi edhe arsyen se përse nuk e goditi 11-metërshin.
“Jam shumë i lumtur sepse shënova dy gola dhe se skuadra fitoi. E diskutuam në fushë që ta godisja unë penalltinë, do të më pëlqente në fakt. Por, kemi një goditës dhe ai e mori përsipër duke shënuar edhe gol. Më vjen mirë për Alvarez”, u shpreh Gvardiol.
I vetmi mbrojtës në Premier League që ja ka dalë të shënojë një tregolësh është lojtari i Everton, Steve Watson në një ndeshje të vitit 2003 ndaj Leeds, por interesant është fakti se në atë sifidë, ai nuk luante në mbrojtje.