Kina u ndalon miqësoret e luksit klubeve Evropiane, shkaku është Messi
Shumë skuadra me emër në Evropë kanë parë që kërkesat e tyre për të organizuar ndeshje miqësore në Kinë të refuzohen nga qeveria e vendin në fjalë.
Arsyeja? Gjithçka ka nisur nga episodi i muajit shkurt kur Inter Miami luajti një miqësore në Hong Kong ndërsa argjentinasi nuk zbriti për asnjë minutë në fushë.
Pak ditë më vonë skuadra nga Florida mbërriti në Japoni dhe numri dhjetë ishte rregullisht në fushë. Në atë kohë Mesi u justifikua duke thënë se ishte i dëmtuar dhe se në Hong Kong nuk luajti pasi nuk dëshitonte që të rrezikonte, por mesa duket ky arsyetim nuk ka bindur qverinë kineze, e cila këtë verë u ka mohuar mundësinë për të organizuar ture disa skuadrave Europine.
Në muajin mars Federata Kineze e Futbollit hoqi dorë nga miqësorja e programuar për tu luajtur në mars me Argjentinën. Pasojat e asaj që ndodhi në Hong Kong po i paguajnë klubet Gjermane.
Borusia e Dortmundit, e cila ashtu si Bajerni ka zyra në Shangai, nuk ka marrë asnjë përgjigje për kërkesën që kishte bërë për të luajtur një miqësore në Kinë. Për këtë motiv klubi nga Ruhri u detyrua që të organizojë udhëtimin në Bankok.
Kërkesat e klubeve gjermane nuk kanë marrë një përgjigje nga Komiteti Qëndror Kinez, i cili nuk ka denjuar ti përgjigjet edhe letrës së dërguar nga Ambasada Gjermane në Kinë.
Edhe Franca po vuan pasojat e sjelljes së Mesit pasi PSG dhe Monako kishin programuar që të luanin në Kinë Superkupën e Francës, por ky duel është anuluar deri sa të gjendet një destinacion i ri.