Kica-Xhelili shpërndan fjalimin e dikurshëm: Sulmi i Kurtit ndaj Kushtetueses, si sulmi që hajni ia bën drynit
Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në Davos të Zvicrrës tha se opozita nuk po e lë të punojë.
“Aktiviteti kryesor i opozitës në Kosovë është t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese, opozita jonë funksionon si gozhdë, si për të vendosur rërë në rrotat tona që çdo gjë të ngadalësohet”, tha Kurti atje.
Kandidatja edhe për një mandat si deputete nga LDK, e ktheu te përcjellësit një fjalim të saj në Kuvend, në të cilin i kishte krahasuar sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses “me sulmin që hajni ia bën drynit”.
“Nuk mund të mos e them një thënie që thotë: Sulmi ndaj Gjykatës Kushtetuese nga Qeveritë, është sikur sulmi që hajni ia bën drynit, dhe ankohet pse vendi që don me vjedh ka dry. Kjo është logjika e njëjtë. Madje, Kryeministri dhe ministrat filluan të flasin se si Gjykata paska balancuar vendime për ta krijuar njëfarë balanci mes të pushteteve, pozitës dhe opozitës, por janë dy gjëra që këta nuk i thonë. E para është se harrojnë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeveri që i ka ndihmuar këtyre të vinë në pushtet dhe harrojnë me spjegu që në ato ligjet që po i bijnë në Kuvend e po i rrëzon Gjykata janë disa fjali që mundohen me ushtru kontrollin politik të kësaj qeverie në drejtësi dhe nuk vijnë me analizu cilat janë ato elemente që rrëzohen”, kishte thënë Kica-Xhelili.
“Ai duke e ditur që ligjet i ka kundërkushtetuese, i sjellë. Sepse duke dështuar të bëjë çkado ndryshim në ktë mandat, ësthë mjaftueshëm inteligjent me i bo ligjet asisoji që me ia rrëzu në Gjykatë Kushtetuese që mandej faji me i mbet opozitës”, kishte shtuar ajo.