Kica-Xhelili: Kosova ka një Kryeministër dhe një ministre të Drejtësisë me asnjë ditë përvojë pune
Sipas deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, Kosova sot ka një një Kryeministër dhe një ministre të Drejtësisë “me asnjë ditë përvojë pune.”
Madje, sipas deputetes, pushtetarët kanë mungesë të njohurive të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Këta njerëz nuk e njohin sistemin e drejtësisë në Kosovë. E njohin mbrapsht. Vetëm nga banka e të akuzuarve, por asgjë tjetër”, tha ajo.
Sipas saj, sot populli i Kosovës po përballet me një qeveri që “nuk e ka qëllim emancipimin shoqërorë”.
“Ne po ballafaqohemi me një pushtet i cili e ka bërë të qartë që nuk e ka për qëllim emancipimin shoqërorë, apo nuk e ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë. Sepse Kosovën nuk e dojnë”, tha deputetja.