
KFOR rrit patrullimet në Kosovë, siguron gatishmëri për çdo zhvillim të sigurisë
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka intensifikuar aktivitetet dhe patrullimet në të gjithë territorin e Kosovës, si pjesë e stërvitjeve të rregullta dhe planit operativ për reagim të shpejtë ndaj çdo situate të mundshme që mund të ndikojë në sigurinë e vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo qasje tregon gatishmërinë e KFOR-it për të reaguar në mënyrë efikase ndaj çdo zhvillimi që mund të rrezikojë stabilitetin rajonal.
KFOR thekson se po e zbatuan plotësisht mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, duke garantuar një ambient të sigurt për qytetarët dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX.
Aktivitetet në terren janë gjithashtu të sinkronizuara me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë mbështetjen ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është në kontakt të rregullt me institucionet relevante të sigurisë në Kosovë, me shefin e EULEX-it dhe me Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, për të siguruar një reagim të koordinuar dhe të shpejtë ndaj çdo situate emergjente.


