Kështu do të jetë moti sot në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Sipas parashikimeve pritet të ketë Mjegull të dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Prezencë e ngricave parashikohet të ketë gjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/13 | Diell |
Kukës | -2/4 | Diell |
Lezhë | 5/11 | Diell |
Dibër | -3/7 | Diell |
Durrës | 4/17 | Diell |
Tiranë | 2/15 | Diell |
Elbasan | 1/14 | Diell |
Berat | -2/16 | Diell |
Vlorë | 7/15 | Diell |
Korçë | -2/3 | Diell |
Gjirokastër | 0/12 | Diell |
Sarandë | 7/15 | Diell |