KEK: Pas remontit, njësia B-1 është kthyer në operim
Ka përfunduar remonti i rregullt vjetor dhe njësia B-1 është kthyer në operim, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës.
Në njoftim thuhet se pas përfundimit të testimeve të rregullta para startimit, njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal, gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin.
“Falë angazhimit dhe vullnetit të gjithë stafit të TCB-së, rezulton që në këtë njësi kanë përfunduar me sukses të gjitha punimet të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë”, theksohet në njoftim.
Sipas njoftimit të KEK-ut, në njësinë B1 të TC Kosova B, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik, kishin filluar punimet për realizimin e remontit të rregullt vjetor 35 ditësh.