KEDS: Nga 1 gushti qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet

KEDS: Nga 1 gushti qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet

KEDS njofton se nga 1 gushti do të fillojë aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë.

Përmes një komunikate për media, KEDS bënë të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë.

“Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, thuhet në njoftim.

banner

Tutje, në komunikatë thuhet se shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar

“Kjo informatë do t’u shërbehet të gjithë konsumatorëve edhe në faturat e leximit që do të shpërndahen gjatë këtij muaji. Afatet ligjore për pagesën e atyre faturave janë të definuara në fatura të leximit dhe çdo vonesë pas asaj date, në proceset e rregullta faturuese dhe ta pakontestuara, nënkupton që konsumatori mund të jetë subjekt i shkyçjes nga rrjeti elektrik”, thuhet në njoftim.

Share This