KB Prishtina përforcohet me Nick Ward

KB Prishtina përforcohet me Nick Ward

KB Sigal Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Nick Ward. Qendra e fuqishme Ward vjen në kryeqytet nga skuadra elitare kanadeze e Vancouverit.

Amerikani 25 vjeçar ka pasur karrierë të suksesshme edhe në disa kampionate duke u shquar me dominimin e tij nën kosh me mesatare standarde të dyshifrorit të dyfishtë të pikëve të shënuara dhe kërcimeve për ndeshje.

Kampionati i basketbollit do të nis në muajin shtator.

Share This