Kaos në Francë- Makron refuzon emërimin e kryeministrit nga koalicioni i majtë

Kaos në Francë- Makron refuzon emërimin e kryeministrit nga koalicioni i majtë

Franca është “zhytur” në kaos politik pasi Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) refuzoi të emëronte kryeministrin nga radhët e koalicionit të majtë, pas fitores së këtij të fundit të shumicës së vendeve parlamentare në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në muajin korrik.

Pas dy ditësh bisedimesh me drejtuesit e partive për të thyer ngërçin dhe për ta lejuar atë të emërojë një kryeministër me mbështetje ndërpartiake, vendimi i Makron për të mos zgjedhur kandidatin e Frontit të Ri Popullor u prit me zemërim dhe kërcënime për shkarkim.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e së hënës, Elysee i përshkroi diskutimet si “të drejta, të sinqerta dhe të dobishme”, por tha se ato nuk kishin arritur të rezultonin në një zgjidhje të zbatueshme.

Një qeveri e formuar nga aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) – i përbërë nga Franca e Papërkulur (LFI), Partia Socialiste (PS), Të Gjelbrit (EELV) dhe Partia Komuniste (PCF) – do të çonte në një votë të menjëhershme jo besimi dhe një kolaps i qeverisë.  Një qeveri e tillë do të kishte menjëherë një shumicë prej më shumë se 350 deputetësh kundër saj, duke e penguar në mënyrë efektive atë të veprojë. Në bazë të opinioneve të shprehura nga liderët politikë të konsultuar, stabiliteti institucional i vendit tonë do të thotë që ky opsion nuk duhet ndjekur”, tha Makron duke shpjeguar vendimin e tij.

Presidenti njoftoi një raund tjetër konsultimesh me liderët e partive dhe politikanët veteranë që do të nisë këtë të martë.

Në këtë kohë të paprecedentë në Republikën e Pestë, kur pritshmëritë e popullit francez janë të larta, kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë liderëve politikë të ngrihen në këmbë duke demonstruar një frymë përgjegjësie”, thuhet në deklaratë.

Presidenti shtoi: “Përgjegjësia ime është të siguroj që vendi as të bllokohet dhe as të dobësohet”.

Pas njoftimit, NFP tha se nuk do të merrte pjesë në bisedime të mëtejshme nëse nuk do të diskutonte për formimin e një qeverie. Aleanca ad hoc e majtë hodhi poshtë kërcënimin e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë (RN) në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative të korrikut. Koalicioni fitoi shumicën e vendeve në asamblenë prej 577 vendesh dhe ka thënë se çdo kryeministër i ri duhet të vijë nga radhët e tij.

NFP ka propozuar si kandidate ekonomisten 37-vjeçare Lucie Castets , e cila është njëherësh dhe drejtoreshë e çështjeve financiare në Bashkinë e Parisit. Pas njoftimit të së hënës, Jean-Luc Mélenchon, presidenti i LFI-së, akuzoi Makron për krijimin e një “situate jashtëzakonisht serioze.

Share This