Kamala Harris pranon nominimin si kandidate demokrate për Presidente të SHBA

Kamala Harris pranon nominimin si kandidate demokrate për Presidente të SHBA

Kamala Harris ka pranuar nominimin si kandidate demokrate për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e saj në përmbyllje të Konventës Kombëtare Demokratike, Harris u bën thirrje amerikanëve që të “kalojnë hidhërimin, cinizmin dhe betejat përçarëse të së kaluarës. Ajo deklaroi se nominimi i saj është “një shans për të përcaktuar një rrugë të re përpara”, ndërsa premtoi se do të jetë Presidente për të gjithë amerikanët.

“Unë premtoj të jem një president për të gjithë amerikanët. Një president që drejton dhe dëgjon, praktik dhe ka sens të shëndoshë dhe gjithmonë lufton për popullin amerikan. Nga gjykata në Shtëpinë e Bardhë, kjo ka qenë gjithmonë puna e jetës sime”, deklaroi ajo.

Teksa e nisi fjalën e saj në natën e katërt të Konventës Kombëtare Demokratike mes ovacionesh, Harris falenderoi bashkëshortin e saj, presidentin Xho Bajden dhe Tim Walz, për të cilin u shpreh se do të jetë një zv.president i denjë.

Ti kthehemi punës. Më lejoni të filloj duke përmendur bashkëshortin tim që është një partner I mrekullueshëm për mua dhe një baba shumë i mirë. Për presidentin Xho Bajden. Ndjej mirënjohje. Karakteri yt është frymëzues.

Për Tim Walz do jeni një zv.president i mrekullueshëm. Çdo delegat, mbështetja juaj është e madhe”, tha Harris.

Historia e mamasë së saj

Një pjesë e fjalimit të Harris u ndal te historia e mamasë së saj, një emigrante në Shtetet e Bashkuara nga India e cila, sikurse theksoi Harris “nuk e humbi kurrë qetësinë” pavarësisht se si e trajtoi bota.

Duke u rritur, lëviznim shumë. Një shtëpi e mbushur me gëzim. Më pas shëtitje në park.

Ime më thoshte: mos u largoni! “Shko,”-thoshte im atë.

Fatkeqësisht prindërit e mi u ndanë dhe na rriti nëna e cila mori me qira një apartament të vogël.

Ne jetonim në një lagje të bukur të klasës punëtore. Mamaja ime punonte me orë të gjata dhe si shumë prindër varej nga të tjetër për të na ndihmuar ne.

Ata na dhanë rëndësinë për të trajtuar të tjerët sikurse do donin të tjerët të trajtoheshin. Nëna ime ishte vetëm 5 këmbë e gjatë, e shihja si e trajtonte bota, por ime më se humbi kurrë toruan.

Ime më na mësoi: kurrë mos u ankoni për drejtësinë, por bëni diçka për të”, u shpreh më tej Harris.

“Udhëtimi” si Prokurore

Udhëtimi për t’u bërë prokurore, ishte një tjetër pikë në të cilën u ndal Harris gjatë fjalimit të saj.

Harris theksoi se ajo u frymëzua nga ikonat ligjore të të drejtave civile si Thurgood Marshall në një moshë të re dhe ishte pikërisht kjo, që e bëri të dëshironte të ndiqte një karrierë si prokurore.

Çdo njeri ka të drejtë për siguri, dinjitet dhe drejtësi”, tha Harris ndërsa risolli në skenë, historinë e shoqes së saj Uanda, e cila ishte abuzuar seksualisht në moshë të re.

“Një dëm ndaj njërit prej nesh është një dëm kundër të gjithëve ne”, shtoi Harris.

Zëvendëspresidentja e ka rrëfyer dhjetëra herë historinë e shoqes së saj të shkollës së mesme, duke e vënë në dukje atë episod si një nga arsyet pse ajo u bë prokurore dhe u fokusua tek krimet seksuale të fëmijëve.

Sulmet ndaj Tramp

Kamala Harris ka sulmuar kundërshtarin e saj politik Donald Tramp (Trump), duke nxjerrë në pah dënimet penale ndaj ish-presidentit.

Ajo u ndal te kaosi dhe fatkeqësia e kohës kur Shtëpia e Bardhë kishte ne krye Tramp.

“Ai u përpoq t’i hidhte votat tuaja,” tha ajo, duke vënë në dukje përpjekjet e tij ligjore për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në shumë shtete në 2020.

E drejta e votës

Harris ka vënë në dukje rëndësinë e të drejtave të votës në SHBA duke premtuar miratimin e legjislacionit që do t’i mbronte këto të drejta.

“Këto zgjedhje më në fund kemi mundësinë të kalojmë Aktin e të Drejtave të Votimit të John Leëis dhe Aktin e Lirisë për të Votuar”, tha ajo.

Akti i të Drejtave të Votimit të John Lewis u propozua vitin e kaluar. Ai do të sillte aspekte të Aktit të të Drejtave të Votimit të vitit 1965 dhe do të kërkonte që shtetet të kërkojnë miratimin federal përpara se të bëjnë ndryshime në ligjet e votimit.

Avokatët thonë se projektligji tjetër do të mbronte të drejtat e votës, do t’i jepte fund mashtrimeve partiake, do të përmirësonte ligjet për financimin e fushatës dhe do të mbronte procesin zgjedhor.

Siguria kufitare

Siguria kufitare është një prej çështjeve të përdorura gjerësisht nga Republikanët në sulmet ndaj Harris. Në këtë kuadër, kjo e fundit theksoi se ka në plan të rikthejë projektligjin për sigurinë kufitare.

“Donald Trump beson se një marrëveshje kufitare do të dëmtonte fushatën e tij, kështu që ai urdhëroi aleatët e tij në Kongres që ta shkatërronin marrëveshjen. Epo unë refuzoj të luaj politikë me sigurinë tonë”, tha Harris.

Lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme

Lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ishin një tjetër pikë që preku Kamala Harris në mbyllje të fjalimit të saj në Konventën KOmbëtare Demokrate.

Harris u shpreh se ajo gjithmonë do të mbrojë aleatin kryesor të SHBA-së, Izraelin, dhe gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Tani është koha për të arritur një marrëveshje pengjesh dhe një marrëveshje armëpushimi,” thotë ajo, duke prekur një temë që është bërë thellësisht përçarëse brenda Partisë Demokratike, pasi protestuesit pro-palestinezë kanë demonstruar jashtë për çdo ditë të konventës.

Ajo u ndal te dhuna “e papërshkrueshme” që ndodhi në Izrael më 7 tetor dhe theksoi se “ajo që ka ndodhur në Gaza gjatë 10 muajve të fundit është shkatërruese”. /rtsh

Share This