
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, mënyra e vetme për anëtarësimin në BE
Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka theksuar se e mirëpret emërimin e Peter Sorensenit si emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
Kallas ka shkruar në prlafromën “X” se “na pret një punë e rëndësishme”.
“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo, duke e fdalënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.