Kallas në Beograd: Koha të rifillojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë

Kallas në Beograd: Koha të rifillojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pas takimit, Kallas ka thënë se është i nevojshmë përparimi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se tash është koha që palët të riangazhohen.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

‘Përsëri në Ballkanin Perëndimor. Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqëritë civile të këtyre vendeve si pjesë e udhëtimit të tyre drejt Bashkimit Evropian. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në llogarinë e saj X.

Kurse presidenti serb Vuçiq, ka thënë se Serbia mbetet një partner i besueshëm për të gjithë ata që përpiqen sinqerisht për bashkëpunim, përparim dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka shkruar se ai dhe Kallas diskutuan tema kryesore gjeopolitike, situatën e sigurisë në rajon, rrugën evropiane të Serbisë, si dhe dialogun midis Kosovëss dhe Serbisë.

“Theksova se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv, nën kujdesin e BE-së, si një mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, dhe se mbrojtja e popullit serb në Kosovë”, ka shkruar ai, duke thënë se ia kujtuar asaj se formimi i Bashkësisë së komunave më shumicë serbe nuk është vetëm një detyrim i dakorduar, por edhe një parakusht për përparim të mëtejshëm në dialog dhe çdo normalizim të marrëdhënieve.

Ai ka thënë se me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, ka disktuar edhe procesin e harmonizimit të Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, raporton rtk.

Share This