Kaka: Milani ka shanse për titullin, Leao më pëlqen shumë

Kaka: Milani ka shanse për titullin, Leao më pëlqen shumë

Ish-lojtari i Milanit, Kaka ka vlerësuar në maksimum paraqitjen e skuadrës kuqezi në derbin e fituar ndaj Interit.

Sipas Kaka-s, nëse kuqezinjtë vazhdojnë kështu, kanë shanse për titullin.

“Në derbi, Milani dha një sinjal të madh, pas asaj që ndodhi kundër Liverpoolit. Fitorja kundër Interit, duke luajtur edhe mjaft mirë, ishte përgjigja e duhur. Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, kanë perspektiva të mira për titullin. Ne pamë një ekip me qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë, që luftonte fort për rezultatin.

Leao? Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka forcë, cilësi dhe teknikë. Ne duhet ta mbështesim, sepse mund ta ndihmojë këtë Milan shumë”, ka thënë Kaka.

Share This