Ka vdekur ish-udhëheqësja e Youtube dhe punëtorja e Google, Wojcicki
Ish-udhëheqësja e Youtube dhe një nga punonjëset e platformës Google , Susan Wojcicki ka vdekur në moshën 56-vjeçare.
Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, njoftoi se Wojcicki ka vdekur pas dy vitesh ballafaqim me kancerin në mushkëri. “Wojcicki ishte aq thelbësore në historinë e Google si çdokush tjetër”, ka shkruar Pichai, i cili e përshkroi të ndjerën si “punonjësja më e rëndësishme e Google për të cilën nuk keni dëgjuar kurrë”.
Wojcicki ishte punonjësa e 16-të e platformës gjigande, Google, teksa më vonë do të drejtonte Youtube për nëntë vjet, derisa la punën për qëllime personale.
Ajo donte të inkurajonte më shumë vajza që të merreshin me teknologjisë, duke thënë për BBC-në se e ardhmja do të “ndikohej gjithnjë e më shumë nga digjitalja”.
“Shoh se ka shumë pak gra në industri.Në përgjithësi, industria e teknologjisë ka mesatarisht rreth 20% gra dhe unë gjithashtu shikoj tubacionin e vajzave që dalin nga diploma teknike dhe është shumë i vogël”, kishte thënë ajo, raporton rtk.