Juventus, “Era” Tudor nis me fitore

Juventus, “Era” Tudor nis me fitore

Aventura e Igor Tudor në pankinën e Juventusit nis me fitore.

Në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A, bardhezinjtë mundën Genoan 1-0, duke arritur në kuotën e 55 pikëve në renditje dhe duke mbajtur ritmin e Bolonjës në luftën për vendin e katërt.

Një gol i Yildiz në pjesën e parë ka vulosur fatin e kësaj sfide.

Në pjesën e dytë miqtë u përpoqën të reagonin, por Juve e menaxhoi ndeshjen dhe mbrojti avantazhin e tyre, duke marrë tre pikë të çmuara në betejën për Champions League.

Share This