Jashari e Buhler flasin për të arriturat e Kosovës dhe FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi pritën sot në takim miqësor ish komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.
Në njoftimin për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës thuhet se gjatë takimit me mikun e Kosovës gjeneralin në pension Erhard Buhler biseduan për të arriturat e Kosovës, e në veçanti për të arriturat e FSK-së.
Me këtë rast gjenerali Buhler theksoi se FSK me zhvillimet dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale po ec sigurt drejt integrimeve Euro Atlantike .
Ndërsa gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e deritanishme, dhe me këtë rast të dy gjeneralët u zotuan për bashkëpunimin të mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve.