Izraeli zbulon një tunel në Gazës ku mund të kalojnë dhe automjetet

Izraeli zbulon një tunel në Gazës ku mund të kalojnë dhe automjetet

Ushtria izraelite ka zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh të Hamasit afër kufirit Gaza-Egjipt, i cili është mjaft i madh sa të kalojë një kamion.

IDF tha se tuneli tre metra i lartë përgjatë të ashtuquajturit Korridori i Filadelfias ishte duke u hetuar dhe më vonë do të shkatërrohej së bashku me “rrugët e tjera në shkallë të gjerë” që u gjetën.

Pamjet treguan nënkalimin e madh të fortifikuar me beton më pak se 100 metra larg gardhit kufitar, me një automjet luftarak që kalonte lehtësisht nëpër muret e tij të larta.

Që nga fillimi i ofensivës tokësore të Izraelit, forcat e tij kanë punuar për të lokalizuar dhe hedhur në erë rrjetin e gjerë të tuneleve të Hamasit që përhapet për milje nën Rripin e Gazës, ku besohet se ende fshihen shumë terroristë.

Share This