Izraeli vazhdon me operacione në Gazë, numri i viktimave në rritje

Izraeli vazhdon me operacione në Gazë, numri i viktimave në rritje

Forcat Izraelite kanë vazhduar me sulme ajrore dhe operacione tokësore në pjesët e ndryshme të rripit të Gazës.

Sipas njoftimeve gjatë natës së kaluar janë raportuar sulme ajrore në kampet e refugjatëve Nuseirat, Az Zawaida dhe Maghazi përderisa forcat izraelite dhe luftëtarët e Hamasit kanë zhvilluar përleshje të ashpra në Rafah dhe disa paralagje të qytetit të Gazës.

Zyrtarët në rripin e Gazës kanë thënë se numri i konfirmuar i viktimave civile tani ka tejkaluar 38.700, përderisa druhet se trupat e pajetë të edhe rreth 10 mijë personave të tjerë mund të gjinden nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Njëkohësisht OKB ka vazhduar të dënon veprimet e forcave Izraelite të cilat gjatë javës së kaluar goditën disa spitale dhe shkolla të cilat duhej të ishin nën mbrojtjen e OKB-së.

Përderisa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të sigurohet se personat përgjegjës për sulmin ndaj spitalit e miqësisë turko- palestineze në Gaza do të përfundojnë para gjykatave ndërkombëtare ku do të përgjigjen për veprimet e tyre. /rtk/

Share This