Izraeli godet 140 objektiva të Hezbollahut në Liban
Ushtria izraelite tha sot se po vazhdon me sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban – duke goditur 140 vende në një valë sulmesh që nisi mbrëmjen e kaluar.
“Forcat ajrore izraelite goditën më shumë se 140 pozicione të grupit militant libanez, duke përfshirë ndërtesat ku ruheshin armët”, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
“Rreth 100 raketa u hodhën drejt Izraelit nga vendet fqinje që prej mëngjesit të sotëm”, tha IDF.
Hezbollahu mori përgjegjësinë për disa sulme ndaj Izraelit.
Ka pasur alarme të përsëritura për sulme me raketa, veçanërisht në veri, por sipas raporteve izraelite dhe palestineze, një raketë ishte kapur gjithashtu mbi Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
“Një pjesë e një rakete të shpërthyer goditi një shtëpi në qytetin palestinez Huwara”, sipas medias izraelite. Fillimisht nuk ka patur raportime për të plagosur. /atsh/