Izraeli do t`i shqyrtojë ndryshimet në planin për armëpushim në Gazë
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se gjatë orëve të pasdites do të takohet me kabinetin e tij të sigurisë, si dhe me ekipin negociues për armëpushim, për të diskutuar ndryshimet në pozitat e Hamasit sa i përket propozimit amerikan për armëpushim në rripin e Gazës.
Sipas raporteve, Tel Avivi ka marrë propozimin e Hamasit dhe tani është duke diskutuar pranueshmërinë e tij. Hamasi ka prezantuar disa ndryshime në planin nga presidenti amerikan, Joe Biden në maj të cilat, sipas disa diplomatëve, tregojnë se Hamasi është fleksibil në disa çështje të rëndësishme.
Edhe pse ende nuk dihen detajet, plani nënkupton lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi si dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite në dy faza, përderisa faza e tretë do të duhet të jetë përqendrimi në rindërtim në Gazën e shkatërruar.
Disa burime diplomatike u kanë thënë mediave se siç duket ndryshimet e propozuara nga Hamasi do të jenë të pranueshme për Tel Avivin dhe se dhuna mund të ndalohet. Ndërkaq ministri izraelit i Mbrotjes, Yaov Galant ka porositur se marrëveshja për lirimin e pengjeve është “më afër se kurrë”.