Ismajli pas humbjes nga Ukraina: Duhet të marrim mësim nga ky gabim
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ka thënë se skuadra e tij nuk bëri lojë të mirë në duel me Ukrainë, sidomos sipas tij, në pjesëlojën e dytë.
Kuqezinjtë u mundën nga Ukraina (1-2), të martën në ‘Air Albania’ duke rënë në Ligën C në Ligën e Kombeve.
“Pjesa e parë në këtë ndeshje ishte më e keqja në këto tre vitet e fundit. Në pjesën e dytë nuk kishim se çfarë humbisnim, me një pikë ishim në play off. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesë e parë, duhet të mësojmë nga ky gabim”.
“Unë e kam një përgjigje për këtë, por nuk dua të flas, nuk dua të flas se jam profesionist. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”, ka thënë Ismajli.