Ish-ylli i Man Utd beson se Ronaldo do t’i bashkohet rivalit të tyre për Kupën e Botës për Klube

Ish-ylli i Man Utd beson se Ronaldo do t’i bashkohet rivalit të tyre për Kupën e Botës për Klube

Legjenda angleze, Teddy Sheringham mendon se sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, do të ishte i lumtur t’i bashkohej Manchester Cityt këtë verë.

Kur u pyet nëse City duhet të nënshkruajë me 40-vjeçarin portugez për Kupën e Botës për Klube ndërsa Erling Haaland është i lënduar, Sheringham pohoi diçka të tillë.

“Tifozët e Man Utd nuk do të ishin shumë të lumtur për këtë. Por, nëse gjithçka përputhet, Ronaldo ndoshta do ta shfrytëzonte rastin. Ai mund të shënonte patjetër një gol, apo jo? Nuk mund ta mohoni këtë”, ka thënë fillimisht Sheringham.

“Po, City dukej pak i humbur pa pikën e tij qendrore [në derbin e Mançesterit], apo jo?”.

“Nuk e kisha menduar as këtë mundësi, por Ronaldo patjetër do të ishte i emocionuar. Do të ishte interesante”.

“Vë bast nëse do t’i ofrohej mundësia për t’u bashkuar me Cityn, ai do ta pranonte me entuziazëm”, përfundoi ish-sulmuesi i Unitedit.

Share This