Ish presidenti i Interit: Lukaku e bëri veten të duket si budalla
Ish presidenti i Inter Milanit Massimo Moratti ka kritikuar sërish sulmuesin Romelu Lukaku.
Belgu debutoi te Roma të premten në humbjen e pësuar ndaj AC Milanit.
Moratti duket se ende është i zemëruar me lojën që bëri Lukaku, ku këtë herë tha se ai e bëri veten të duket si budalla.
“Inter është përforcuar sidomos në mesfushë, ku nënshkruan me disa lojtarë shumë të mirë”.
“Mendoj se ai (Lukaku) e ka bërë veten të duket si budalla, duke u marrë me Interin dhe Juventusin, gjithmonë duke parë situatën nga jashtë. Por në fund do thosha se ka përfunduar në një klub të rëndësishëm si Roma”.
Lukaku kaloi te Roma në formë huazimi, por pa ndonjë opsion blerje.