Ish i burgosuri politik i përmend me emra UDB-ashët shqiptarë që e torturuan çnjerëzisht
“Refik Thaqi, Sinan Rexhepi, Ramadan Syla, Daut Morina dhe Tefik Mehmeti”.
Këta ishin pjesëtarët e UDB-së serbojugosllave, të cilët e torturuan në mënyrë çnjerëzore ish të burgosurin politik, Mehmetali Rexhepin.
Rexhepi tregoi se kishte edhe më shumë persona që e rrahën, por që, sipas tij, këta persona ishin personat me sjellje sadiste ndaj tij dhe të burgosurve të tjerë.
Tutje, ai tregoi një moment kur nga rrahja brutale i ishte mpirë i tërë trupi.
“U organizuan 17 UDB-ash në dhomën 36, kati i dytë. I pari ka nis Minir Krasniqi, duke thënë çka doni ju, pse kërkoni Republikë? I thashë po, kam folë, sepse lufta nacional-çlirimtare na ka përfshi edhe neve, koalicioni antifashist. Ku pi gjen tha këto? I thashë shikoni veprat e konferencës së pestë të vendit të lidhjes komuniste të Jugosllavisë, ku me fjalë… parashihet krijimi në të ardhmen, luftën ta bëjmë në të ardhmen… Jugosllavia ka qenë e padrejtë ndaj kombeve, luftën do ta bëjmë të përbashkët, atëherë edhe shqiptarët duhet të na bashkëngjiten dhe do të krijohet republika e punëtorëve dhe fshatarëve në kuadër të Jugosllavisë.
Më tha ku e ke marrë këtë informatë? I thashë ja ku është biblioteka, i thashë nuk jeni ju që lexoni. E ka marrë një këmbë karrike, katër këmbëshe, ende shenjat i kam, i kam prerjet. Më ka goditë në vendet më të ndishme, në duar, gjunj në këmbë, më është mpirë trupi. Minir Krasniqi, dhe Sinani (Rexhepi Zhegra) njëfarë Ramadan Syla, nga fshati Gjylekreshtë”, tha ai.
Rexhepi, në Debat Plus, e përmendi me emër e mbiemër një listë të tërë të pjesëtarëve të UDB-së, shumica shqiptarë:
Agim Alidema
Tefik Mehmeti
Sinan Rexhepi – Zhegra
Minir Krasniqi
Refik Thaqi
Selim Brosha
Ramadan Syla
Ramadan Sermaxhaj
Sadik Hajrullahu
Ali Vllasi
Daut Morina
Smail Mustafa (turk)
Ibush Kllokoqi
Bashkim Kursani
Moma (serb)
Llaki (serb) /dukagjini/