Ish-futbollisti i Brazilit sulmon Vinicus Junior: Ai është një palaço!
Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho.
Ky i fundit që ka bërë karrierë në Spanjë me Sevillën dhe Cadiz shprehet se lojtari i Real Madrid sillet si një palaço në fushë, ndaj edhe tërheq ofendime nga tifozeritë kundërshtare.
“Mua kurrë nuk më kanë sharë në mënyrë raciste, por me Neymar ndodh e kundërta pasi ai është shumë provokator. Tani është përmirësuar disi, por është një palaço. Unë akoma nuk jam bindur që Vinicius është një lojtar i vërtetë.
Edhe Casemiro nuk më pëlqen. Është një mesfushor që rikuperon shumë topa, por më pas nuk di çfarë të bëj me topin në këmbë. Për mendimin tim ai nuk ka lidhje me futbollin brazilian”, u shpreh Pintinho. /SS/