Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, nuk ka nxitim për ta rihapur

Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, nuk ka nxitim për ta rihapur

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur dhe se Teherani nuk ka nxitim për ta rihapur atë.

Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur dhe nëse ndonjë anije kalon nëpër këtë rrugë, ajo do ta bëjë me koordinimin dhe lejen e Republikës Islamike,” tha Gharibabadi.

Ai theksoi se forcat iraniane kanë “mbikëqyrje të plotë” mbi lëvizjet në ngushticë dhe hodhi poshtë pretendimet se anijet po kalonin pa koordinimin e Teheranit.

Gharibabadi tha se Irani dhe Omani kishin arritur një mirëkuptim për rregullimet e kalimit nëpër ngushticë, por theksoi se ky marrëveshje nuk do të hynte automatikisht në fuqi dhe varet nga përmbushja e angazhimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Irani ka bërë të qartë përmes këtij mirëkuptimi se është gati të kthehet në diplomaci,” tha ai, duke shtuar se Uashingtoni kishte ndaluar zbatimin e angazhimeve të tij dhe se Teherani do të ndërmarrë hapa reciprokë nëse SHBA vepron.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, dhe deklaratat e tilla vazhdojnë të rrisin tensionet në rajon. /rtsh/

Share This