Inzaghi pas disfatës nga Sassuolo: Humbje që dhëmbë

Inzaghi pas disfatës nga Sassuolo: Humbje që dhëmbë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas humbjes nga Sassuolo.

Skuadra “Nerazure’ mbrëmë u mund nga Sassuolo në ‘San Siro’ që ishte humbja e parë e këtij sezoni.

Tekniku italian duke folur për mediet italiane, tha se disfata nga Sassuolo dhëmbë, por sipas tij, në një moment të sezonit ajo do të vinte.

“Kjo ishte e pritshme, në një moment të sezonit do të vinte dhe humbja e parë, sigurisht djeg pasi djemtë ishim mësuar të mos humbasin në shtëpi. Kjo humbje dhëmb, por duhet të kuptojmë ku duhet të përmirësohemi në vijim”, ka thënë Inzaghi.

Pavarësisht humbjes nga Sassuolo, Interi mbetet në krye të tabelës me 15 pikë aq sa ka rivali i tyre i përjetshëm Milan.

Share This