Inzaghi: Nëse ndodh diçka kundër Interit…

Inzaghi: Nëse ndodh diçka kundër Interit…

Ndeshja kundër Juventusit nuk është kurrë një ndeshje si çdo tjetër për Interin dhe Simone Inzaghi e di se arritja e një suksesi jashtë fushe në derbin e Italisë do të jepte një vrull të mëtejshëm në luftën për titull.

Trajneri i zikaltërve kishte një javë të plotë për t’u përgatitur për ndeshjen: “Kishim kohë për të punuar mirë, shpresoj të gjejmë një Inter brilant në fushë dhe të kemi dyshime për formacionin”.

Njëri është ai në lidhje me Thuramin. “Për momentin është më shumë jo se po, ai ende ndjen dhimbje në kyçin e këmbës, por ne do ta vlerësojmë në fund”. Megjithatë, sulmuesi francez ka punuar me grupin, duke treguar shenja rikuperimi dhe për këtë arsye niset për në Torino.

“Ne e dimë se çfarë përfaqëson Juve-Inter për tifozët dhe klubin. Një ndeshje e rëndësishme në një moment delikat të kampionatit, e dimë se duhet të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer ndaj një ekipi cilësor që është forcuar në merkaton e dimrit. Juventusi ka tre fitore radhazi dhe drejtohet nga një trajner që e respektoj shumë”.

“Gabimet? Zemërohem sepse mendoj se kur ndodh diçka kundër nesh, pothuajse nuk flasim për të. Sot diskutohet akoma episodi me Fiorentinën, ndërkohë që nuk u tha asgjë për episodin identik me Leverkusenin, edhe pse ai gabim na dëmtoi në disa drejtime. Kur ndodh diçka në favor të Interit flitet me ditë të tëra, kur ndodh e kundërta thuajse nuk flitet fare”.

Share This