Interi tregon forcën ndaj Parmës, ka minuta edhe për Asllanin
Interi rifillon ndjekjen e Napolit me një “tripletë”. Pas shtyrjes së ndeshjes ndaj Fiorentinës për shkak të gjendjes shëndetësore të Bove, në javën e 15-të të Serie A, skuadra e Inzaghit mundi Parmën me rezultatin 3-1 dhe arriti në 31 pikë.
Në Meazza në pjesën e parë, vendasit morën kontrollin e ndeshjes dhe pas një traversë të Dumfries, dukalët u detyruan të dorëzoheshin para një kryevepre të Dimarco (40′). Gol që i hap rrugën shfaqjes së zikaltërve.
Në pjesën e dytë Barella (56′ – asistim i mrekullueshëm nga Mkhitaryan) dhe Thuram (67′) u kujdesën për të rrumbullakosur rezultatin dhe për ta mbyllur çështjen. Autogol i Darmianit në finale (81′).
Ndërkohë, në fushën e lojës për zikaltërit ka zbritur edhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani i cili mori vendin e Calhanoglu në minutën e 71-të.