Interi shkund Cagilarin, ngjitët në krye të tabelës
Interi ka bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës në Serie A.
Kampionët në fuqi të Italisë, mundën në udhëtim Cagilarin, me rezultat 0-3, të shtunën në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.
Të besuarit e Simone Inzaghit, ishin ekip dukshëm më i mirë se Cagilari, duke e dominuar këtë sfidë dhe duke shënuar tre gola.
Bastoni (53’), Martinez (71’) dhe Çalhanoglu (79’), realizuan nga një gol për fitoren e Zikaltërve.
Pas kësaj fitore, Interi ngjitët në krye të tabelës me 40 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e dytë, kurse, Cagilari renditet e 18-ta me 14 sosh.