
Interesim i jashtëzakonshëm: protesta dhe procesi në Hagë tërheqin vëmendjen e mediave nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe bota
Të martën, më 17 shkurt, do të mbahet protesta gjithëpopullore me moton “Drejtësi, jo politikë”. Sipas organizatorëve, mbi 200 mijë vetë pritet të marrin pjesë, ndërsa njëkohësisht kjo do të jetë protesta më e madhe në Kosovën e pasluftës.
Interesimi për ta mbuluar mediatikisht këtë ngjarje është jashtëzakonisht i madh. Po ashtu, i madh është edhe interesimi i mediave për të mbuluar fundin e procesit në Hagë.
Mediat nga Kosova, Shqipëria, rajoni dhe bota kanë mbërritur në Hagë dhe po e mbulojnë procesin. Thuajse të njëjtat media kanë zbarkuar edhe në Kosovë dhe janë në pritje të mbulimit të protestës gjithëpopullore.
Sipas burimeve, procesi në Hagë dhe zhvillimet rreth protestës në Prishtinë po përcillen edhe nga kryeqendrat e politikës evropiane dhe botërore.


