“Instikti më thotë se do të fitojmë Premier League”, Arteta: Edhe lojtarët ta mendojnë kështu

“Instikti më thotë se do të fitojmë Premier League”, Arteta: Edhe lojtarët ta mendojnë kështu

Për të dytin sezon radhazi, Arsenal është në një garë “kokë më kokë” me Manchester Cityn sa i takon titullit të Premier League.
Nëse vitin e kaluar gara përfundoi me një “shije të hidhur” për topçinjtë, këtë vit Mikel Arteta dhe të besuarit e tij kërkojnë ta shkruajnë ndryshe skenarin.

Para ndeshjes delikate me Manchester United, trajneri spanjoll u shpreh se beson shumë se këtë sezon do t’ia dalë të rikthejë Arsenalin te titulli.

“Kur unë komunikoj me lojtarët, truri im më thotë gjithmonë se do të jemi ne ata që do ta fitojmë titullin këtë sezon. Dhe, unë dua ta besoj dhe dëgjoj trurin tim, dua të ndjek instiktin. Kështu dua që të mendojnë të gjithë këtu tek Arsenal, shpresoj shumë që t’ia dalim. Askush nuk e di se çfarë do të thotë kur je në një linjë si një skuadër të gjithë, në këtë formë mund të marrësh rezultate mahnitëse”, u shpreh Arteta.

Share This