IKSHPK: Uji i Badocit mund të përdoret për pije

IKSHPK: Uji i Badocit mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se uji i Badocit mund të përdoret edhe për pije.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të paraqitura për ujin e pijes.

“Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes. Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije”, thuhet në njoftim.

IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.

IKSHPK  ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të cilësisë së ujit.

Share This