Humbja e Liverpool ndaj Arsenal, Van Dijk: Faji im, ata kaluan në avantazh pas gabimit që bëra
Arsenal mposhti në Emirates Stadium, Liverpoolin me rezultatin 3-1 duke hapur garën për titullin në Premier League.
“Topçinjtë” e shohin veten vetëm dy pikë pas kryesuesve të Liverpool, teksa në garë është edhe Manchester City.
Sa i takon, të besuarve të trajnerit Jurgen Klopp, në humbjen ndaj Arsenalit ka vend për keqardhje duke qenë se në momentin e golit të dytë të Arsenal, kur shifrat ishin 1-1, Virgil Van Dijk gaboi duke mos u kuptuar me Alisson teksa ai që përfitoi ishte Martinelli.
Pas sfidës, mbrojtësi holandez mori përgjegjësinë e plotë për gafën ndërsa shtoi se do të tentoj që në ndeshjet e ardhshme të rikuperoj gabimin ndaj Arsenalit.
“Mendoj se në golin e Martinellit isha unë fajtori dhe për këtë marr përgjegjësi të plotë. Duhej ta kisha larguar topin. Ishte një moment shumë i rëndësishëm i ndeshjes dhe duhej të kisha marrë një vendim më të mirë. Këto janë momente të cilat nuk ndodhin shpesh në karrierën time, por jam i bindur se do ta kaloj dhe do të përpiqem që në ndeshjet e ardhshme ta shlyej gabimin. Kjo është një humbje që “djeg” shumë, sidomos kur vjen edhe prej gabimeve tona”, u shpreh Van Dijk.