Humb jetën një grua në aksident në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit

Humb jetën një grua në aksident në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ajo në rrethana ende të pasqaruara, e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në humnerë disa metra.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’ , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrëfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes “, ka deklaruar Veseli për RTKlive.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin.

Share This