Hoti: Pse pensionet nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja prej 20% e pensioneve nuk është rritje reale, pasi që sipas tij kjo nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të rritjes së çmimeve.
Në një postim në Facebook, ai ka pytur se pse pensionet nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm.
“Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet? Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023?”
“Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit. Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër”, ka thënë Hoti.