Hoti: Presidentja Osmani e bazoi vendimin për mandatarin në “gjasa”, por ato ekzistojnë vetëm me votat e Listës Serbe

Hoti: Presidentja Osmani e bazoi vendimin për mandatarin në “gjasa”, por ato ekzistojnë vetëm me votat e Listës Serbe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re.

Hoti tha se presidentja e ka marrë tashmë përgjigjen nga opozita se nuk do ta votojë asnjë mandatar për kryeministër, duke theksuar se mundësitë për formimin e qeverisë ekzistojnë vetëm nëse llogariten votat e Listës Serbe.

“E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’. Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër. Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe. Gjasa të tjera nuk ka,” – deklaroi Hoti.

Sipas tij, vendimi i presidentes nuk ka mbështetje politike dhe vetëm përfshirja e Listës Serbe do të mund të siguronte votat e nevojshme për krijimin e ekzekutivit të ri.

Share This