Hoti përmend premtimet për aeroportin e Gjakovës si lehtësim për diasporën
Deputeti nga radhët e LDK-së dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka përmendur premtimin e dikurshëm të kryeministrit Albin Kurti për investim në aeroportin e Gjakovës.
Ai e ka ndërlidhur këtë, në kohën kur qeveria do të lëshojë kredi investuese për diasporën.
Hoti ka thënë se sikur të investohej atëherë kur është premtuar, mërgata do të kishte kosto më të ulët të udhëtimit.
“Sikur këto mjete prej 100 milionë euro të ishin investuar në funksionalizimin e Aeroportin e Gjakovës siç ka qenë premtimi i Kurtit, sot diaspora jonë do të udhëtonte më lirë drejt vendlindjes. Miliona euro që sot shpenzohen në bileta aeroplani do të mund të investoheshin në Kosovë pa asnjë garancion qeveritar, sepse Kosova është vendi ynë”, ka shkruar Hoti në Facebook.