Hoti: Marrëveshja e Washingtonit shënoi kthesë të rëndësishme
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në Paris. Hoti ka treguar se ka diskutuar bashkë me studentët për negocimin dhe zgjidhen e konflikteve, me konkretisht për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeri i LDK-së Hoti ka përmendur dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshjen e nënshkruar në Washington në vitin 2020.
“Një moment kyç në këtë proces ishte ftesa e Presidentit Trump, në shtatorin e vitit 2020, kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit. Ajo marrëveshje shënoi kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, me fokus në rritjen e investimeve, lidhjen e infrastrukturës dhe lehtësimin e tregtisë”, ka shkruar Hoti në Facebook.