Hojlund drejt Napolit, Manchester United gjen zëvendësuesin

Hojlund drejt Napolit, Manchester United gjen zëvendësuesin

Napoli është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Manchester United, Rasmus Hojlund.

Sipas “Sky Italia”, marrëveshja do të arrihet fillimisht si huazim njëvjeçar, me një opsion blerjeje prej 42 milionë eurosh, ndërsa napolitanët do të paguajnë rreth 3 milionë euro për huazimin.

22-vjeçari nga Danimarka nuk pati sezon të suksesshëm në Premier League, duke shënuar vetëm 4 gola në 32 paraqitje.

Hojlund largohet nga “Old Trafford” pasi trajneri Ruben Amorim ka miratuar transferimin e Benjamin Sesko, i cili shihet si zëvendësuesi i drejtpërdrejtë i tij në sulm.

Ky hap shihet si një shans i ri për Hojlund që të rilindë karrierën e tij në Serie A dhe të ndihmojë Napolin në synimet e sezonit të ri.

Share This