Heroi i Turqisë: Jam super i lumtur për tifozët dhe ekipin
Futbollisti i Turqisë, Merih Demiral është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Austrisë dhe kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Demiral, i cili ishte hero i fitores së skuadrës turke duke shënuar dygolësh pas ndeshjes tha se është tejet i ngazëllyer me fitoren kundër Austrisë.
“Jam super i lumtur për tifozët dhe ekipin. Vuajtëm për 90 minuta si dhe kohën shtesë”, ka thënë Demiral.
Ai e pranon se finish i ndeshje ishte dramatik.
“15 minutat e fundit ishin të pabesueshme, larguam disa topa të vështirë”, ka theksuar ai.
Turqia në çerekfinale do të ndeshet me Holandën, ndeshje kjo që do të luhet të shtunën prej orës 21:00.