Haziri: LDK-ja do të shkaktojë një ndryshim të madh në Kosovë
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka deklaruar se lista e kandidatëve të LDK-së është mbyllur dhe se partia e tyre ka bërë reforma të rëndësishme brenda strukturave të saj.
Ai ka theksuar se LDK-ja është partia e parë që ka realizuar një reformë të brendshme dhe ka miratuar një program qeverisës, duke punuar në angazhime strukturore dhe politike pas zgjedhjeve lokale.
“Lista e LDK-së është mbyllë dhe ne jemi partia e parë që kemi shkaktuar reformë të brendshme edhe që kemi miratuar programin qeverisës dhe nga miratimi i tij, kemi punuar në angazhime të brendshme strukturore dhe në politika si parti më e madhe opozitare pas zgjedhjeve lokale”, ka thënë Haziri.
Haziri ka potencuar se LDK-ja ka punuar ngushtë me qytetarët dhe jo me funksionarë, duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me ata në fshatra duke shtuar se me listën e re të kandidatëve, e cila është ndërtuar mbi parimin e përfaqësimit të politikave të LDK-së, do të ketë një ndryshim të madh në nivel vendi.
“Ne kemi punuar me njerëz dhe jo me funksionar. Kemi pasur takime të drejtpërdrejta me qytetarët, me fshatra, lagje, me grupet e interesave, atyre nga ekonomia, sporti, energjia.., tani një listë e re dhe e freskuar dhe e ndërtuar mbi parimin e përfaqësimit të politikave të LDK-së, është një ndryshim i madh që është shkaktuar dhe një ndryshim i madh që do të shkaktohet në nivel vendit”, ka thënë Haziri.
Nënkryetari Haziri, ka folur edhe për kandidimin e tij për deputet pas disa vitesh, Ai u shpreh se tani është i fokusuar për të mbështetur liderin e LDK-së dhe për të kontribuar në ndryshimin që do të vijë më 9 shkurt.
Sipas Hazirit, ndryshimi në Gjilan do të vijë natyrshëm pas ndryshimeve të nivelit kombëtar. Ai ka theksuar se, edhe pse aktualisht është kryetar i LDK-së në Gjilan, ky qytet do të mbetet gjithmonë prioriteti dhe motivi i tij, ndërsa tani është e angazhuar për ndryshimin e Kosovës.
“Unë rikthehem për garën e deputetit pas disa viteve, kam ndërprerë në vitin 2013, jam kthyer në Gjilan, kam fituar Gjilanin dhe kam udhëhequr atje, tani rikthehem një garë që do e përfaqësoj LDK-në në Kuvend. Tash jam i fokusuar që ta ndihmoj liderin e LDK-së, kur të vijmë tek ura e tjetër pastaj vendosim, tash është synimi me u shkaktu ndryshimi me 9 shkurt, masndej ndryshimi në Gjilan do të vije natyrshëm”, ka thënë Haziri për “FrontOnline”.
Ai ka thënë se, edhe pse aktualisht është kryetar i LDK-së në Gjilan, ky qytet do të mbetet gjithmonë prioriteti dhe motivi i tij, ndërsa tani është e angazhuar për ndryshimin e Kosovës.
“Derisa jam kryetar i LDK-së në Gjilan, natyrisht që e ruaj si prioritet sepse Gjilani mbetët motivi dhe dashnia ime e parë. Por tani jemi të angazhuar për ndryshim në Kosovë”, ka thënë Haziri.