Haxhiu mirëpret marrëveshjen VV-LDK për presidentin: Tani procesi të përmbyllet në Kuvend

Haxhiu mirëpret marrëveshjen VV-LDK për presidentin: Tani procesi të përmbyllet në Kuvend

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për president të Republikës.

Përmes një postimi, Haxhiu e ka vlerësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve të vendit.

Ajo ka bërë thirrje që procesi të vazhdojë dhe të përmbyllet në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale në këtë moment.

“Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkohë, kandidati konsensual i VV-së dhe LDK-së për president është bërë i ditur se është Bekim Sejdiu. Emri i tij u publikua nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Marrëveshja mes dy subjekteve politike pritet t’i hapë rrugë procesit për zgjedhjen e presidentit dhe tejkalimin e situatës së krijuar në institucionet e Kosovës.

Share This